?Djali im është vrarë, vdekja nuk ka qenw aksidentale?.
Kështu është shprehur babai i Pëllumb Marnikollws të riut nga Lezha i cili humbi jetwn pak ditë më parë në një rajon policie në Greqi.
Sipas Babait të viktimws Nikoll Marnikollaj, pasi e kanë vrarë autoritete Greke janë munduar që të fshehin gjurmwt
Sipas Marnikollajt ditën që familjarët e tij kishin shkuar në Greqi për ta kërkuar, autoritetet vendase po kryenin procedurat për ta varrosur.
Teksa akuzon policinë greke për krimin ai tregon edhe telefonatën e fundit të të birit, i cili i kishte treguar se po shkonte në rajon të policisë.
Nikoll Marnikollaj i bën apel autoriteteve shqiptare por edhe atyre greke që të zbardhin vrasjen e djalit dhe të dënojnë autorët e këtij krimi