Report TV - Rrëmbimi i "Çelepia2", babai i Luan Memës: Më ktheni djalin nga Egjipti

Report TV 2016-07-19

Views 1

Familjarët e peshkatarit të rrëmbyer Luan Mema shprehen të shqetësuar për ngadalësinë me të cilën po punojnë autoritetet për riatdhesimin e tij. Babai i 36-vjeçarit, Lulzimi, pohon se nuk ka kontaktuar ende me të birin, i cili ndodhet ende në Egjipt, nën kontrollin e autoriteteve vendase.

Anija "Çelepia 2" u mor peng nga marinari i saj Adel Muhamed Salam që prej datës 18 qershor, ndërsa u gjet 10 ditë më pas. Autoritetet egjiptiane arrestuan pengmarrësin Adel Salam, i cili kishte marrë përsipër rrëmbimin e mjetit lundrues. Ai fillimisht kërkoi 70 mijë euro nga pronari i anijes. Që prej 19 ditësh nuk ka asnjë informacion për kapitenin e anijes, Dhimitër Malaj.

Po merren regjistrat e doganës dhe aeroportit që tregojnë për procedurat që janë ndjek për futjen e lekëve, mënyra e procedurave standard se si duhet të futeshin, personat që duhet të jenë të pranishëm, çertifikimi i persona.

Share This Video


Download

  
Report form