Report TV - Vdekja e shqiptarit në Greqi, Ilir Kupa: Pëllumbin e vrau policia

Report TV 2016-09-25

Views 2

Ilir Kupa, një prej shqiptarëve të dënuar nga drejtësia greke, por i arratisur nga burgu disa vite më parë, tregon për Report TV, se e njihte shqiptarin që vdiq brenda në komisariatin e Policisë greke, Pëllumb Marnikollaj, nga Lezha.

Në një lidhje telefonike për Report TV, Kupa tregon se 28-vjeçari shqiptar ishte arrestuar për një vjedhje, ndërsa ishte liruar me detyrim paraqitje.

Sipas tij, Marnikollaj ka shkuar vetë në polici për të firmosur, ku edhe mendohet se është ushtruar dhunë fizike mbi të. Kupa shprehet i bindur se shqiptari është vrarë nga policia greke.

Kupa thekson se drejtësia greke aplikon dënime të rënda për shqiptarët në raste vjedhjesh, gjë të cilën nuk e bën për shtetasit grekë.

"Pëllumbin e njoh nga 2008 në burgjet greke. Ai ka rënë brenda për një vjedhje. Shqiptarët për një vjedhje i dënojnë me dënime maksimale e kundërta ndodh me shtetasit grek. Ai ka qenë i liruar me kusht nga gjykata, kur ka shkuar Pëllumbi për të firmosur e kanë dhunuar. Ajo është dhunë çnjerëzore, siç është ushtruar dhe mbi mua. Fati i Pëllumbit është që u interesuan familjarët pasi do ishte si shumë shqiptarë të tjerë. Policia duhet të njoftonte ambasadën dhe familjarët", shprehet ai.

Share This Video


Download

  
Report form