Familjarët e Pëllumb Marnikollaj, shqiptarit të dyshuar si të vrarë në burgjet greke kanë organizuar sot një protestë para ambasadës greke. Ata kërkojnë nga autoritetet e shtetit fqinjë zbardhjen e vrasjes së familjarit të tyre.
Me pankarta në duar ata kërkojnë që ta lehtësojnë sadopak dhimbjen duke marrë vesh se si ka ndodhur ngjarja. "Na e vratë Pëllumbin", "U treguat të pa besë", "Nuk do heshtim kurrë", "Nuk mund ta shihni kurrë të vërtetën", janë disa nga shkrimet që ata mbajnë në duar.