Partia Demokratike në një Deklaratë të Sekretares së Marrëdhënieve me Publikun, Grida Duma? i ka shprehur ngushëllime familjes së Pëllumb Marnikollaj. Sipas dëshmive të familjarëve i riu shqiptar është dhunuar për vdekje dhe është mbajtur i fshehur për 10 ditë në frigorifer në tentativë që ta zhduknin.
Duma është shprehur se Partia Demokratike kërkon me forcë zbardhjen e rrethanave pasi një ngjarje e tillë tepër e rëndë nuk duhet të tejkalohet pa u ndëshkuar autorët. Duma thotë se nëse dyshimet vërtetohen duhen marra masa të menjëhershme ndaj dhunës së përsëritur greke.