TIRANË-Në shtëpinë e Blerta Pepës janë hapur dyert e mortit ndërsa vaji e lotët nuk kanë pushuar nga çasti që 16-vjeçarja humbi jetën në sallën e operacionit në spitalin privat ?Continental?.
Britmat e vajtimit dëgjohen në mbarë lagjen, ndërsa nxënës të shkollës ?Çajupi? kanë pushtuar banesën e shoqes së tyre që nuk jeton më.
Për Report Tv, Bardhyl Pepa, babai i vajzës nuk ngurron të rrëfejë momentet më të rënda të jetës së tij, sesi vajza, ?jeta ime? siç e quan ai, i iku për shkak të një operacioni në gju të planifikuar në një spital privat . Babai i Blertës ka një apel për shtetin, ?të verë duart në këto klinika që hapen dhe reklamojnë emrin me të madhe?.