Osman Shaptafaj, 55 vjecari i cili qëlloi për vdekje vajzën e tij dhe dhëndrin në 31 dhjetor në Australi, është jashtë rrezikut për jetën, e sipas ?Daily Mail?, nuk do të vonojë shumë që të dalë para gjykatës ku do të përballet me akuzën e vrasjes së dyfishtë.
Shaptafaj nuk jetonte me të bijën, e cila qe rritur vetëm me të ëmën. Lindita Musai, sicc thonë njerëz pranë saj kishte pasur një marrëdhënie të vështirë me të atin, të cilin dhe e kishte frikë. Ajo po përpiqej të fillonte një jetë të re me të shoqin, Veton Musai, larg babait që mbrëmjen e ndërrimit të viteve, i mori jetën të dyve duke i qëlluar me një breshëri plumbash. Shaptafaj me pas e ktheu armën edhe nga vetja, e gjatë këtyre ditëve, ka qenë në spital në gjendje kritike për jetën.
Por situata e tij së fundi është stabilizuar dhe autoritetet po shpresojnë që ta marrë sa më shpejt veten për ta cuar në sallën e gjyqit. Në një postim të mëhershëm në Facebook , Shaptafaj shkruante: ?Mund të më doni, apo të më urreni, të dyja janë në favorin tim. Nëse më doni, do të jem gjithmonë në zemrën tuaj; nëse më urreni, do të më keni gjithmonë në mendje?! 55 vjecari jetonte vetëm 5 km larg të bijës, e cila, ashtu si dhe e ëma, ishte përpjekur ta mbate larg jetës së saj për të trazirave që shkaktonte në familje.
Burri nuk kishte precedentë të theksuar penalë, dhe vetëm një herë ishte ndaluar për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Vëllai i Vetonit, Drilon Musai, ka bërë një postim mjaft prekës në rrjetet sociale. Ai thotë se vëllai dhe nusja e tij ishin dy engjëj, ndërsa kujtimi i tyre nuk do të shuhet asnjëherë. ? Ju ishi zilia e të gjithëve, ? ka shkruar ai. ? Vetoni ishte vëllai im, shoku im më i mirë. Bota do të ishte një vend i mrekullueshëm nëse të gjithë do të kishin pikëpamjen tuaj për jetën?, thuhet ndër të tjera në mesazh.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vrasje#Australi#TopChannel