Kurbin, nëna vrau vajzën 15 vjeçe se e gjeti me të dashurin, më pas vrau veten

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 4

Kurbin -Familja Keqi në Fushë- Kuqe të Kurbinit, ka hapur dyert e mortit pas tragjedisë së një dite më parë, ku nëna ekzekutoi vajzën e saj e më pas veten.
Mësohet se ceremonitë mortore do të kryhen të dielën, në pritje edhe të djalit të familjes, i cili prej vitesh jeton në SHBA. Të afërm, miq dhe banorë të zonës e kanë të vështirë të besojnë atë që ka ndodhur, duke shprehur dhimbjen për dy viktimat Majlinda dhe Sara Keqi.
Në Fushë Kuqe ka patur gjatë ditës edhe prezencë të madhe të forcave të policisë, ndërsa ende nuk ka një version të saktë se si ka ndodhur krimi dhe çfarë e shtyu 40-vjeçaren të qëllojë vajzën.
Burime të pakonfirmuara, thonë se 15-vjeçarja kishte munguar në shkollë një ditë më parë me pretendimin se ishte e smëurë. Por kur e ëma është kthyer nga punët e fushës në shtëpi, dyshohet se e ka gjetur në praninë e një djali, i cili është larguar me shpejtësi.

Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form