Report TV - Lame: Emigrantët të nisin proçedurat në dispozicion personelin e ALUIZNI-t

Report TV 2016-09-25

Views 1

Brenda qershorit 2017 do të përfundojë legalizimi i të gjitha banesave, në zonat informale si Kamza, Paskuqani, Këneta në Durrës etj. Kreu i ALUIZNI-it Artan Lame në një konferencë për shtyp u shpreh se do të jepen lejet e legalizimit për çdo shtëpi të ndërtuar në këto zona.

Sipas Lames procesi i legalizimit nuk ka për tu mbyllur kurrë, përderisa vazhdohet të ketë ndërtime pa leje. Ndërkohë ai bëri të ditur se nga muaji shtator, qytetarët nuk do të shkojnë më në hipotekë për të bërë regjistrimin e lejes së legalizimit, por këtë proces do ta kryeje ALUIZNI.

Qeveria ka gati disa VKM të tjera ku përfshihen edhe hipotekimi i apartamenteve të mbetura stok në Tiranë, apartamente që më pas do të mund të shiten në treg. Mes këtyre vendimeve përfshihet edhe legalizimi i banesave në Gërdec.

Sipas kreut të ALUIZNI-it procesi i legalizimit për emigrantët do të kryhet me procedurë të përshpejtuar.

Share This Video


Download

  
Report form