Report TV - Kreu i ALUIZNI-t, Lame në "Këndi i Ekpertit": Ligji 7501 solli plaçkitjen e tokave

Report TV 2018-05-14

Views 1

Drejtori i ALUIZNI-t, Artan Lame, i ftuar në emisionin "Këndi i Ekspertit" në Report Tv iu përgjigj Live pyetjeve dhe shqetësimeve të qytetarëve për problemet dhe reformën e qeverisë te pronat.

Pronat vijojnë të mbeten një nga plagët sociale dhe problemi më esencial i qytetarëve dhe qeverive ndërvite, por dy muaj më parë qeveria bllokoi dhënien e certifikatave dhe sistemi hyri në proces verifikimi për shkak të abuzimeve në bregdet.

Ndër shqetësimet e qytetarëve ishte edhe ai për legalizimin e pronës, për kërkesat e dorëzuara pranë ALUIZNI-t vite më parë. Lame tha se institucioni arrin të legalizojë 3 mijë objekte në muaj dhe të gjitha kërkesat e dorëzuara do shqyrtohen me të njëjtin intensitet.

Kemi numër kolosal të objekteve në proces legalizimi, kemi arritur në shifrën e 150 mijë legalizimeve të kryera nga viti 2006. Në 2013-ën qeveria e kaluar na e dorëzoi me 21 mijë legalizime, sot jemi 150 mijë objekteve të legalizuara. Deri në 2013 qytetarët e kishin fjetur mendjen se nuk bëhen, por duke parë këto ritme, kjo gjë bëhet.

Por krijon edhe mbingarkesë për institucionin. Legalizohen rreth 3000 objekte në një muaj, një shifër e jashtëzakonshme. Por vjet arritëm deri në 5 mijë legalizime në muaj, por ishte një stres i jashtëzakonshëm për institucionin. E gjitha është çështje radhe, duhet durim.

Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t
Lame foli edhe për ligjin 7501 i aplikuar në Shqipëri pas rënies së regjimit komunist me qëllim ndarjen e pronës së kolektivizuar nga sistemi. Sipas tij, ky ligj, pas vitit 2000 kur mbaroi toka e kooperativave, solli plaçkitjen e tokave shtetërore si ranishtet dhe pyjet.

Ligji 7501 ishte i mirë në parim, por degradoi me kalimin kohën. Pasi mbaroi ndarja e tokës me 7501 pas vitit 2000, ky ligj ka prodhuar plaçkitje të tokave. U nda pylli i fshatit si tokë bujqësore, rëra e detit si tokë bujqësore. Ajo që bëri qeveria para dy muajsh ishte të frenohej plaçkitja. Ato që janë tituj të paligjshëm duhet të kthehen mbrapsht në tokë shteti, ndërsa ata të cilët i kanë të ligjshme tapitë e tokave, t?i gëzojnë ato.

Artan Lame, drejtor i ALUIZNI-t

Share This Video


Download

  
Report form