Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i ALUIZNI-t dhe Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, ishin në Cërrik ku ndanë 200 çertifikata pronësie. Mes personave që përfituan leje legalizimi ishin edhe disa familje në nevojë. Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame, tha se në kohën e PD, në Cërrik janë ndarë vetëm 6 leje legalizimi.
200 leje legalizimi janë shpërndarë në qytetin e Cërrikut pas shqyrtimit të aplikimit të kërkesave nga ALUIZNI.
Në këtë qytet gjatë 8 viteve të qeverisjes së djathtë u shpërndanë vetëm 6 leje legalizimi, tha Artan Lame, duke dhënëgaranci se ky proçes do vijojë me ritme të shpejta.
Lame:Sipas raportit të bërë nga Drejtoria e Legalizimeve në Elbasan për gjithë periudhën nga 2006-2013 për fat të keq janë bërë vetëm 6 legalizime në gjithë zonën.
Ministrja e Zhvilimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se u pajisën me leje legalizimi edhe 18 familje në nevojë.
Gjermeni:Në dy vite, në 24 muaj, janë legalizuar falas 45 mijë objekte, krahasuar me 22 mijë të 8 vitet e qeverisjes së mëparshme. Nuk jemi të kënaqur sepse duam ritme më të shpejta, duam që vërtet legalizimi të kryhet dhe të përfundojë si proçes që vërtet ti japim fund epokës së informalitetit.
Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, në të gjithe territorin e vendit numërohen 437 mijë ndërtime informale dhe synohet që deri në fund të këtij viti të legalizohen të paktën 100 mijë.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/legalizimet-ne-cerrik-kreu-i-aluizni-t-lame-ne-8-vjet-qeverisje-pd-dha-6-leje/