A1 Report - ALUIZNI, Lame: Ne vitin 2013 u legalizua ajri e mure polisteroli

Report TV 2015-08-21

Views 2

TIRANE- "Një pjesë e madhe e 22 mijë lejeve të legalizimeve nga 300 mijë vetëdeklarime, janë abuzive, korruptive, dëmprurëse për shtetin," deklaron Artan Lame kreu i ALUIZNI-t në konferencë për shtyp.

Në konferencën për shtyp Lame tha se, ka filluar dalja në terren e inspektorëve të ALUIZN-it për verifikimin e objekteve të legalizuara: "Sportelet tona po përmbyten nga një valë e paimagjinueshme, ankesash, kërkesash për atë që ka ndodhur vitet e fundit. Në sportelet tona trajtohen më shumë se 1800 ankesa në javë"

Kryetari i ALUZINI denoncon shkeljet abuzive dhe rastet flagrante të korrupsionit me lejet e legalizimeve.

"Është deformuar procesi i legalizimit duke u dhënë toka njerëzve që janë zgjedhur me gishta. Janë legalizuar me shumicë objekte luksi, si lokale, hotele, etj. Janë bërë legalizime nëpër oborre shkollash, kopshtesh, spitale, nëpër mure bashkishë. Janë bërë legalizime në breg të detit, të përrejve. Në dosjet tona ekzistojnë objekte të legalizuara ndërkohë që po të shkosh në terren ky objekt nuk ekziston fare.

Po të shkosh është ajër e baltë. Janë përgatitur dosje për legalizimin e godinave beton arme të cilat në terren janë vetëm blloqe bukë peshku. Në çfarëdolloj dosje të 2013 ka shkelje pa fund. Noterë, që vulonin deklarata falso. Punonjës të hipotekave të Monumentit të Kulturës që në vend që të mbronin interest e shtetit kanë abuzuar" - thotë Lame.

"Dhe kjo administratë që kishte kohë të merrej me këto legalizime, nuk merrej dot me zonat kryesore, atë në Tiranë, Durrës, Shkodër, Vlorë, etj", tha Lame.

SHKELJE MASIVE TË LIGJIT GJATË VITIT 2013, JA RASTET MË FLAGRANTE
Sipas kreut të ALUIZNI-t, "mjafton ti hedhësh një sy objekteve të legalizuara në Tiranë të kuptosh se me çfarë është marrë ALUIZN-i këto vite. Në hapësirën e parkut të Tiranës tek Garda e Republikës janë bërë 8 legalizime në muajt qershor-shtator 2013. Vetëm në këto dosje janë 160 shkelje. Në këto dosje ka vetëm ajër, pasi nuk ka ndërtesë. Një rast tjetër është një barakë është legalizuar si objekt 2-katësh".

"Një tjetër objekt është ngritur me bukë-peshku dhe është legalizuar si objekt i ndërtuar me betonarme. Është legalizuar një bar 56 metra dhe i janë shitur subjektit 320 metra në park kombëtar", tha Lame.

Sipas tij, "një rast nga Shkodra është se, për një objekt 36 metrash i janë shitur 960 metra truall. Dy herë me rradhë universiteti ka bërë thirrje që të mos bëheshin legalizime por ankesat kanë rënë në vesh të shurdhët. Shumica e objekteve që ndodhen në Parkun e Tiranës janë legalizuar".

Kreu i ALUIZNI-t tha se, "në zonën e bllokut sapo kemi zbuluar dy raste të legalizimit të ajrit, pasi objekti nuk ekziston edhe pse dosja është e plotë dhe kjo ndodh në mes të Tiranës. Në parkun e Dajtit, në zonat e mbrojtura arkeologjike të Durrësit, në Shkodër, në zonën e mbrojtur të Lezhës".

Share This Video


Download

  
Report form