Gjashtë vjet më parë, një aksident tragjik ndodhi në aksin rrugor Gjegjan-Mirditë ku humbën jetën 14 persona.
Sot familjarë të tyre kanë kryer homazhe në vendin e aksidentit, për të përkujtuar të afërmit e tyre që humbën jetën pasi furgoni më të cilin udhëtonin ra në humnerë. Përpos viktimave, shumë mbeten të plagosur me pasoja afatgjata, e pavarësisht kësaj tragjedie premtimet për rregullimin e kësaj rrugë mbetën në letër.
Qeveritarët e majtë e të djathtë shkojnë dhe vijnë, por rruga mbetet e njëjtë me ndryshimin e vetëm se po degradon çdo ditë e më shumë
?Historia që harrohet përsëritet?, kështu thotë një shprehje e vjetër, e nëse kjo rrugë do vijojë të jetë në këtë gjendje mundësitë për tragjedinë e radhës në këtë zonë që ka njohur jo pak të tilla janë të mëdha.