Pas 3 orësh mbi shtyllën e tensionit të lartë, ku kërcënoi se do të hidhej, shtetasi Skënder Doda ka zbritur, duke i dhënë fund ankthit të familjarëve të tij. Doda tentoi t'i japë fund jetës në Lundër, me pretendimin se punimet në rrugë po i dëmtojnë tokën. Është pikërisht rruga e re që po bëhet në këtë zonë dhe që është pranë banesës së këtij shtetasi.
Ndërkohë, Skënder Doda foli për Report Tv nga shtylla, ku po kërcënon të hidhet, duke thënë se punimet në rrugë i dëmtonin pronën. "Jemi pro rrugëve, por mua po më kërcënohet prona. Ka dy muaj që nuk është zgjidhur dhe po detyrohem. Unë jam dakord që të bëhet rruga, siç duhet, në bazë të një projekti. Nga punimet dëmtohet vetëm rruga ime", tha Skënder Doda.