Një 65-vjeçar i quajtur Fiqiri Çalliku është vrarë në Xhafzotaj të Shijakut në orët e vona të ditës së mërkurë.
Policia bën me dije se viktima ka qenë së bashku me vëllain e tij Fadil Çalliku 63 vjeç, në pronën e tyre, kur janë konfliktuar me një tjetër person, i cili ka shkuar t'u vjedhë misrin.