Report Tv-Tragjedi shqiptare në Kanada, familja përfshihet në aksident, vdes babai dhe djali

Report TV 2018-08-23

Views 1

ANADA-Katër persona kanë humbur jetën nga një aksident rrugor në Ontario, ndërsa dy nga viktimat janë nga Shqipëria. Aksidenti ndodhi ditën e diel, ndërsa shqiptarët që humbën jetën janë babë e bir.

Viktimat janë Fatos Metko 45 vjeç dhe djali i tij Fioralb Metko 14 vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur bashkëshortja dhe vajza. Bashkëshortja Maralba dhe vajza Brianna u dërguan në spital, ndërsa raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë për jetën.Sipas mediave kanadeze, makina me të cilin po udhëtonte familja shqiptare u përplas fillimisht me një dre dhe më pas humbi kontrollin duke u përplasur me një makinë tjetër. Në makinën tjetër po udhëtonin pesë persona, nga të cilët dy humbën jetën, nënë e bijë dhe tre të tjerë u plagosën.

Kryefamiljari Fatos Metko punonte si kuzhinier prej 9 vitesh në Kanada. Bashkëpunëtori i 45-vjeçarit Metko, shqiptari Ervin Bushi shprehet se ai ishte një shembull për të gjithë punonjësit e tjerë.

?Nëse kërkoje ndihmë, ai nuk thoshte jo. Ishte një shembull për të gjithë punonjësit. Ai dhe gruaja e tij punonin në industrinë e shërbimit dhe të restoranteve. Ata përpiqeshin t?u ofronin fëmijëve më të mirën. Është e trishtueshme që përfundoi kështu.

Edhe djali ishte shumë i respektueshëm. Ai i pëlqente shumë sportet? tha Bushi për mediat kanadeze për familjen shqiptare. Bushi shprehet se gruaja e Fatosit ndodhet në gjendje kritike për jetën, pasi ka disa plagë nga aksidenti.

Ervin Bushi shtoi se familja Metko po udhëtonte drejt Ontarios, ndërsa kishte nisur procedurat për të regjistruar në shkollë dy fëmijët. Shoqata Shqiptaro-Kanadeze tha se po mbledhin fonde për familjen Metko që u përfshi në aksidentin tragjik.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS