Tragjedi ne Bulqizë, vdes një minator plagosen 10 te tjerë - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 10

Një tragjedi ka ndodhur ne minierën e Bulqizës, vetëm pak dite pas rinisjes se punës. Shpërthimi i gazit metan ne galeri ka shkaktuar vdekjen e një minatori dhe plagosjen e rende te 8 te tjerëve. Incidenti ka ndodhur ne minierën kryesore te zonës "D" ne Bulqizë, qe administrohet nga kompania "ACR".
Mësohet se viktima është Naim Shyti, 39 vjeç, punëtor prej vitesh i nëntokës. Sipas te dhënave te para, shpërthimi ka ndodhur ne pusin e dyte te nivelit te 17-te te minierës, ku zakonisht punon një brigade punëtorësh prej afro 12 personash. Ata po punonin ne pusin numër 2 kur ka shpërthyer gazi metan, qe ne pak sekonda i ka vene flaken frontit ku ata ndodheshin. Ndihma e pare te lënduarve u është dhënë ne spitalin e Bulqizës, por për shkak te gjendjes se rende dy prej tyre janë nisur me pas drejt Spitalit Ushtarak ne Tirane. Pas mese se një ore kërkimesh është gjetur fatmirësisht i pa lënduar minatori Astrit Çupi. Ndërkohë, qe po punohet për te zbuluar nëse ka minatorë te tjerë ne vendin e incidentit, ne te cilin duhet afro një ore për te mbërritur nga hyrja e minierës. Drejtues te sindikatave akuzojnë si përgjegjës Repartin e Inspektim Shpëtim Minierave, ne Ministrinë e Ekonomisë, për shkak se ka lejuar nisjen e punës ne këto kushte dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit Nasip Naço. Pas ngjarjes reparti i Inspektim Shpëtim Minierave beri me dije se minatorët po punonin për ristrukturimin e pusit numër 2, pas ndërprerjes se gjate te aktivitetit, por pa dhënë shpjegime te tjera. Si viktima ashtu edhe minatorët e tjerë te plagosur se bashku me koleget e tyre u përfshinë ne dy greva urie e protesta masive, duke kërkuar nga "ACR" rritje page e plotësim te kushteve te punës. Puna ne minierën kryesore te zonës "D" ne Bulqizë, nisi pas tre muajsh ndërprerjeje.

A tragedy has occurred in the Bulqiza mine, just a few days after resumption of work. The explosion of methane gas in the gallery has caused the death of a Mineral and seriously injuring eight others. The incident occurred in the main mining area "D" in Bulqiza, which is administered by the company "ACR".
Learned that the victim is Shyti Naim, 39, years of underground workers. According to the first, the explosion occurred in the well of the second 17-level of the mine, where workers usually work a brigade of about 12 people. They were working in the well number 2 when methane gas exploded, that in a few seconds he set fire to the front where they were. First aid was given to the injured in hospital Bulqiza, but due to the serious situation both of them are starting to post to the Military Hospital in Tirana. After mese than an hour's search found no injuries thankfully Mineral Astrit Çupi. While that work is underway to discover if the other miners in the place of the incident, in which should be approximately one hour to reach the mine entrance. Union leaders accuse of being responsible Mines Rescue Unit Inspection, the Ministry of Economy, because it has allowed the start of work in these condit...

Share This Video


Download

  
Report form