Report TV - Erdogan kërcënon Haradinajn: Do të japësh llogari për këtë që ke bërë

Report TV 2018-05-12

Views 0

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an sot deklaroi se Agjencia Turke e Inteligjencës me një operacion në Kosovë kapi 6 përfaqësues të lartë të organizatës terroriste FETO në Ballkan, raporton Anadolu Agency (AA).
Presidenti Erdo?an në një tubim të Partisë Zhvillim dhe Drejtësi (AK Parti) në Stamboll tha se, ?Agjencia Turke e Inteligjencës, me një operacion në Kosovë i kapi dhe i solli 6 nga këta përfaqësues të lartë të FETO-s në Ballkan. Por, kam një pikëllim. Kryeministri i Kosovës i largoi nga detyra personin në krye të inteligjencës dhe ministrin e Brendshëm. Unë tani pyes kryeministrin e Kosovës: Me udhëzim të kujt more një hap të tillë? Prej kur fillove t?i mbrosh ata që u përpoqën t?i bëjnë grusht shteti Republikës së Turqisë??
Ai më tej bëri thirrje: ?Si mund t?i ushqesh këta njerëz që kanë bërë një tentativë për grusht shteti ndaj Turqisë e cila mirëpret Kosovën si një vëlla. Do të japësh llogari edhe t?i për këtë. Vëllezërit e mi kosovarë nuk i japin kredibilitet një kryeministri si ti. Vëllezërit e mi kosovarë, kosovarët që i njoh dhe i di, do të kërkojnë llogari prej teje për këtë. Unë e di edhe këtë?.
Presidenti Erdo?an gjithashtu duke folur për kreun e organizatës terroriste, tha se ?Edhe ai që ka ikur në Pensilvani është në telashe. Thotë ?Çfarë do të ndodhë me mua??. Çka ndodhi me ato në Kosovë do të ndodhë edhe me ty?.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS