Report TV - Ish-Kreu i PD Elbasan: Patjetër që do të ketë vëllavrasje, nuk ka burg që na kthen pas

Report TV 2019-06-26

Views 1

Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë u krijua thuajse në të gjitha qytetet, me urdhër të Lulzim Bashës kryetarit të PD-së, që në thelb ka pengimin e procesit zgjedhor më 30 qershor. Por në qytetin e Elbasanit, ka shkuar edhe më tej. Ish- Kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan., Aurel Bylykbashi ka folur qartë dhe prerë në emër të Aleancës, në një gjuhë të paprecedentë, duke paralajmëruar betejë deri në vrasje ditën e 30 qershorit, vetëm për të penguar zgjedhjet.

"Ka vëllavrasje, ka luftë civile? Le të ketë!! Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi mbrapa sepse nuk do të bëjmë gabimin që bënë gjyshërit tanë në 1944!! Dhe të ngelemi peng dhe për 50 vjet të tjera. Historia le të shkruajë më mbrapa, dhe të thotë kishin te drejte këta apo kishin të drejtë ata. Nëqoftëse demokracia rrezikohet, liria rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, jemi gati!! Ky është mesazhi që duhet të përcjellë Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë. Dhe le ta dëgjojë këtë Elbasani dhe Tirana!!", u shpreh Aurel Bylykbashi.

Duke kujtuar takimin elektoral që Rama ka nesër, më 26 në Elbasan, ish-kreu i PD-së në këtë qytet thotë se do të bëhet çmos për t'i dhënë mesazhin kryeministrit se nuk kanë frikë nga burgu, dhe se do të bëjnë gjithçka që kreu i qeverisë të marrë mesazhin që Elbasani nuk e do.

"Ne duhet të jemi të gjithë atje, në Bradashesh dhe t'i themi më qartë se kurrë se ky qytet nuk të do, ky vend nuk të do dhe nuk ka burg që mund të na kthejë ne nga rruga jone!! Jemi më të qartë se kurrë!", - tha Bylykbashi

Share This Video


Download

  
Report form