Report TV - Patentat e reja: Ja sa do zgjasë kursi teorik e praktik për kategoritë

Report TV 2016-09-19

Views 5

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit ka publikuar kohëzgjatjen e detyrueshme të kurseve praktikë dhe teorike për marrjen e patentave të reja, apo kalimin në një kategori më lart. Sipas tabelës së re, për marrjen e patentave për veturat, kursi teorik do të ketë në total 54 orë, të cilat do zhvillohen në jo më pak se 20 ditë.

Kursi teorik për motorët do zhvillohet në 36 orë, në jo më pak se 14 ditë, ndërsa për fugonë 30 orë, në jo më pak se 12 ditë.

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë ?A? dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë ?B?, nuk do t?i nënshtrohet përgatitjes së njohurive teorike prej 18 orësh, në jo më pak se 7 ditë (diferencën e orëve).

Kur personi i interesuar, disponon lejedrejtimi të kategorisë ?B? dhe aplikon për lejedrejtimi të kategorisë ?A?, nuk do t?i nënshtrohet përgatitjes dhe marrjes në prova të njohurive teorike për lejedrejtimi të kategorisë ?A?.

Ndërkaq, për lejedrejtimi të kategorisë B për veturat, kursi praktik do zhvillohet në 36 orë në jo më pak se 30 ditë. Për lejedrejtimi të kategorisë A , që u përket motorrëve, kursi praktik do të zgjasë 12 orë të shtrira në jo më pak se 10 ditë. Për lejedrejtimi të kategorisë C, ku përfshihen fugonët, kursi praktik do zgjasë 18 orë të zhvilluara në jo më pak se 15 ditë.

Share This Video


Download

  
Report form