Report TV - Hipotekat, vendosen rregulla të reja për shitjen e pallateve të reja

Report TV 2016-02-05

Views 0

TIRANË - Parlamenti do të shqyrtojë me procedurë të përshpejtuar projektligjin e qeverisë mbi ndryshimin nëligjin ?Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme?. Në këtë draft janë parashikuar rregullat e reja mbi marrjen e lejes për ndërtim dhe detyrimin për hipotekimin paraprak në hipotekë. Me këtë vendim bankave do t?u jepet e drejta që të sekuestrojnë karabinatë e vendosura si garanci për të marrë kredi, por dhe t?i nxjerrin ato më pas në ankande.

Sipas vendimit të Kuvendit, drafti do të miratohet me procedurë të përshpejtuar ndërsa komisionet parlamentare do të duhet të shprehen në datat 8 dhe 9 shkurt. Komisioni parlamentar i çështjeve ligjore do të marrë në shqyrtim draftin në datën 8 dhe 9 shkurt ndërsa komisioni i ekonomisë do të vendosë në datën 9 shkurt. Më pas do të jetë seanca parlamentare e datës 11 shkurt që do të kalojë në proces votimi draftin e propozuar prej qeverisë.

Share This Video


Download

  
Report form