Rregulla të reja për taksistët, të mësojnë anglishten

alsatmtv 2015-08-21

Views 0

Rregulla të reja për taksistët në qytetin e Shkupit. Ministria e Transportit ka dorëzuar në Kuvend propozime për ndryshimet ligjore, me të cilat parashihet që taksistët makinat e tyre duhet t'i parkojnë vetëm në vendet e përcaktuara nga Komuna. Nëse taksisti dënohet dy herë për shkak se ka qëndruar jashtë vendit të specifikuar, atëherë mund ta humbasë edhe licencën e punës.

"Dua të theksoj se makina taksi mund të vijë në thirrje të udhëtarit para ndërtesës ose në vendin ku jeton pasagjeri apo kudo që gjendet dhe ta merr atë, pra udhëtari nuk ka nevojë të shkon deri në pikën më të afërt të taksive. Gjithashtu, udhëtari mund të hip në taksi nga cili do vend dhe mund të zbret në atë vend që e ka përcaktuar si destinacion të tij", u shpreh Mile Janakieski , ministër i Transportit dhe lidhjeve

Përveç kësaj , taksistët do duhet të fillojnë të mësojnë edhe gjuhën angleze.

"Nga 1 janari 2017 ata që kanë licencë për taksi do duhet të dinë anglishten bazike. Ministria e Transportit dhe lidhjeve në bashkëpunim me vetëqeverisjen lokale do të zbaton një numër të madh të trajnimeve", tha Mile Janakieski , ministër i Transportit dhe lidhjeve

Ndryshe nga fillimi i vitit, mbi bazën e transportit ilegal janë sekuestruar përgjithmonë 82, ndërsa përkohësisht 16 makina, për të cilat është konstatuar se me to është kryer transport jashtë rregullave ligjore. Natasha Stojanovska

Share This Video


Download

  
Report form