Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dyfishohen kategoritë që pritet të përfitojnë strehim social në bazë të projektligjit të ri.
Zv.ministrja e Financave gjatë prezantimit të risive të këtij drafti përmendi rreth 15 grupe të cilat do të kenë mundësi të bëhen pjesë e programit për strehimin social.
Përparësi për strehim do të kenë personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, familjet e policëve të rënë,viktimat e trafikimit, të miturit në konflikt me ligjin si dhe emigrantët e kthyer.
"Përfituesit dhe familjet që kanë përparësi nga zbatimi i këtij ligji janë: Personat me aftësi të kufizuar, të moshuarit, familjet e policëve të rënë në detyrë, viktimat e dhunës në familje, viktimat e trafikitmi, përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian, të miturit në konflikt me ligjin, vajzat nëna, emigrantët e kthyer", tha zv/ministrja.
Për të përfituar strehim kategoritë do të vlerësohen në bazë të 4 kushteve.
"Janë kushtet e strehimit, kushtet familjare, kushtet sociale dhe kushtet ekonomike", deklaroi zv/ministrja.
Përzgjedhja e subjekteve dhe familjeve përfituese parashikohet të bëhet nëpërmjet një sistemi pikëzimi.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dyfishohen-kategorite-strehim-social-ja-kush-perfiton