Report TV - Kompensimi i energjisë, ja kategoritë e reja përfituese

Report TV 2016-05-03

Views 14

Kompensimin e energjisë elektrike prej 648 lekë në muaj, nuk do ta marrin vetëm pensionistët në qytet por edhe ata në fshat, të moshuarit që marrin pension social por edhe ata që marrin pension familjarë. Udhëzimi më i fundit i qeverisë parashikon dhënien e kompensimit pensionistëve në fshat, me kushtin që të jenë kryefamiljarë i vetëm ose duhet të jenë burrë e grua, të pensionistë. Por nëse një pensionistë në fshat ka edhe persona të tjerë në familje, ata nuk mund ta marrin kompensimin e energjisë për shkak se ligji i njeh si të vetpunësuar. Gjithashtu kushti tjetër është që kryefamiljari në fshat të paguajë rregullisht energjinë elektrike.

Një kategori e re që është shtuar janë edhe personat që marrin pension social. Instituti i Sigurimeve Shoqërore saktëson se edhe ata që marrin pension familjarë mund të përfitojnë kompensim prej 648 lekë. ?Pensionistët kryefamiljarë të vetëm në fshat ose që janë dy pensionistë në familje marrin kompensimin prej 648 lekë. Edhe ata që përfitojnë pension social dhe familjarë, po kështu do e marrin kompensimin e energjisë elektrike. Është një vendim i drejtë për të gjithë këta përfitues, të cilët më parë nuk e përfitonin, kjo për shkak se në 2015-n, ishin përfituesit e parë dhe vendimi nga ka përfshirë të gjitha kategoritë?, - thonë burime të gazetës pranë Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Dokumentat
Për të përfituar kompensimin e energjisë elektrike duhen disa dokumenta, të cilat janë: Fotokopje të nënshkruar të kartës së identitetit. Certifikatën familjare. Fotokopje të librezës së energjisë elektrike që vërteton se nuk ka detyrime të papaguara. Ndërkohë nëse keni fëmijë në punë, atëherë ky fakt vërtetohet nga nëpërmjet bashkëpunimit të ISSH-s, me zyrat e punës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS