Report TV - Anti-mafia, përfshihen sekserët e tenderat, ja kategoritë e tjera

Report TV 2016-10-04

Views 6

Zgjerohet fusha e veprimit të ligjit Anti-mafia në kuadër të ashpërimit të masave kundër krimit dhe korrupsionit në nivele të larta, si shenjë zbatimit të Reformës në Drejtësi në Shqipëri. Dispozitat e ligjit Anti-mafia, i quajtur ndryshe ligji për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit dhe krimeve të tjera të rënda në nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë, do të zbatohet edhe për 15 vepra të tjera penale.

Konkretisht, drafti i zbardhur nga Shqiptarja.com, i hartuar nga misioni EURALIUS mbi propozimet e PAMECA IV, do të veprojë jo vetëm mbi pushtetarët që përfshihen në praktika korruptive, por edhe mbi qytetarët që ushtrojnë ndikim të paligjshëm mbi zyrtarët. Pra, në ligjin Anti-mafia përfshihet çdo qytetar që tenton të korruptojë një funksionar publik në këmbim të një vendimi, favori, tenderi apo vendi pune.

Ligji Anti-mafia do të veprojë gjithashtu edhe mbi sekserët, të cilët shërbejnë si ndërmjetës me qytetarëve dhe funksionarëve publikë. Neni 245/1 i Kodit Penel parashikon burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet për sekserët. Ligji do të zbatohet edhe për veprën penale të korrupsionit pasiv në sektorin privat, parashikuar në nenin 164/b të Kodit Penal.

Share This Video


Download

  
Report form