Në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë të zhvilluar para një jave Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka folur me superlativa për punën e KLD si dhe për një prej anëtarëve të saj gjyqtarin Gjin Gjoni. Ministri Manjani në fjalën e tij në këtë mbledhje, në kundërshtim nga akuzat e deritanishme që i janë bërë KLD nga kryeministri Rama, por edhe disa minstra, ka deklaruar se Këshilli aktual nuk mund të akuzohet se është i korruptuar.