Anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i përfolur si një ndër njerëzit drejtësisë, të cilit i është refuzuar viza amerikane, ka shigjetuar ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu.
Në mbledhjen e 2 tetorit 2015 me dyer të mbyllura të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjoni, i është përgjigjur kryediplomatit amerikan në Tiranë, sa i takon akuzave të vazhdueshme për inkriminimin dhe korrupsionin në radhët e gjyqtarëve.
Teksa gjyqtarët e tjerë kanë nisur të heqin orët e shtrenjta dhe të mbyllin makinat luksoze, Gjin Gjoni ka deklaruar se axhenda e ambasadorit amerikan nuk duhet të ndikojë në axhendën e Këshillit të Lartë të Drejtësisë.