Lista e re e Vetingut/ Gjin Gjoni, Fatmira Hajdari dhe gjithë KLD-ja nën hetim

Report TV 2018-11-17

Views 15

Pesë javë pasi mori lejen prindërore dyvjeçare, anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Gjin Gjonin, njëherësh gjyqtar i Apelit në Tiranë dhe anëtarë i Kolegjit Zgjedhor, po i nënshtrohet skanerit të trefishtë të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. Emri i Gjin Gjonit, një prej gjyqtarëve më të përfolur në Shqipëri për nivelin e pasurisë, është përzgjedhur nga administrata e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, organit bazë të Vetingut, me anë të shortit. Disa ditë më parë, zëvendësambasadori në detyrë i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Daniel Koski, i dha një mesazh të qartë Gjin Gjonit, teksa tha se ishte dakord me pohimin e tij që leja prindërore të mos përdorej për t?ju shmangur Vetingut. Ndërkaq, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka njoftuar se ka nisur tashmë procedura e rivlerësimit të Gjin Gjonin për të tre komponentët e Vetingut. Krahas Gjin Gjonit, është përzgjedhur dhe po i nënshtrohet Vetingut edhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Apelit Tiranë, Fatmira Hajdari, ish-bashkëshortja e Azem Hajdarit. Fatmira Hajdari ka deklaruar një pasuri të pazakontë ndër vite, përfshirë edhe ndërtimin e një pallati në Tiranë.

Përmes shortit janë përzgjedhur për t?ju nënshtruar Vetingut edhe pesë anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, konkretisht Eneida Civici, Gerd Hoxha, Neritan Cena, Petrit Çomo dhe Ridvan Hado, që të gjithë gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit. Gerd Hoxha është edhe kreu i Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, i njohur po betejën e tij kundër ligjit të Vetingut. Pjesë e listës janë edhe tre gjyqtarë pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë, Fatri Islamaj, Evjeni Sinojmeri dhe Flutura Skënderi. Në listë janë edhe 11 gjyqtarë pranë Gjykatave Administrative të Apelit, konkretisht Alkelina Gazidede, Altina Nasufi, Amarildo Laçi, Arjan Qafa, Bari Shyti, Bernina Kondi, Blerona Hasa, Enkelejda Softa etj. Përmes shortit janë zgjedhur edhe 15 prokurorë të apelit dhe në Prokurorinë e Përgjithshme, përfshirë Altin Dumani, Arben Qosja, Edmond Hyka, Genti Xholi, Nezir Gjoka, Henrik Haxhiraj, Kleanthi Zeka, Bilbil Mete etj.

Share This Video


Download

  
Report form