http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kaloi këtë të hënë në ?sitë? gjyqtaren e Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari.Trupa gjykuese relatoi se gjatë hetimit janë konstatuar probleme me pasurinë dhe me figurën e gjyqtares. Fatmira Hajdarit i janë gjetur parregullsi me një pallat pesëkatësh dhe një pallat dhjetëkatësh tek ?Vilat gjermane?.Referuar realtimit gjatë seancës dëgjimore, Hajdari del me një bilanc negativ nga viti 2003 deri në 2016. Probleme asaj ju gjetën edhe tek kriteri i figurës.Sipas treshes gjykuese, Fatmira Hajdari ka fshehur revokimin e vizës për në SHBA në vitin 2017. E pyetur për këtë gjetje, gjyqtarja deklaroi në fillim se nuk kishte dijeni për revokimin e vizës.Por më pas nënvizoi se ambasada e kishte sqaruar se revokimi kishte ndodhur për shkak se ajo ishte në proces vetingu.Fatmira Hajdari ishte vetë e pranishme në seancë dhe shoqërohej edhe nga dy avokatët e saj.