A1 Report - Gjin Gjoni kerkoi pezullim, Cefa: KLD s'mblidhet, s'ka procedim

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE - Pas më shumë se një muaji nga akuzat publike për anëtarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe gjykatësin Gjin Gjoni, për fshehje të pasurisë apo përfitimeve të paligjshme duke favorizuar individë të ndryshëm në vendimet që ai jep si gjyqtar ende nga Këshilli i Lartë nuk ka asnjë reagim qoftë dhe për pezullimin e këtij të fundit, në kushtet kur vetë z.Gjoni më 18 Prill do të kërkonte pezullimin e tij nga KLD deri në hetimin e akuzave.

Gazetari i A1Report, Arsen Rusta ka pyetur nënkryetarin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa për shkaqet e mungesës së një mbledhje apo reagimi të KLD-së, ndërsa zoti Cefa argumenton se për aq kohë sa nuk ka një procedim ndaj zotit Gjoni, KLD nuk ka arsye të mblidhet dhe se mbledhja duhet të kërkohet nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.

Veç akuzave të bëra nga kreu i gjykatës së Apelit të tiranës Alaudin Malaj për anëtarine KLD-s Gjin Gjoni, edhe Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive do të padiste në Prokurori Gjonin për fshehje të rreth 2 milionë euro pasuri, falsifikim kontratash, deklarime të rreme dhe mungesë burimesh për pasurinë e tij.

Share This Video


Download

  
Report form