TIRANË-Pas shkarkimit nga detyra e Ylli Manjanit, kryetari i ri i zgjedhur i grupit Parlamentar të LSI-së, Luan Rama ka dhënë një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit. Sipas tij, me shkarkimin e Manjanit, u shpëtua qeveria.
Luan Rama ka deklaruar se kishte vetëm dy rrugë, ose shkarkimin e ministrit ose atë të kryeministrit.
?Kishte vetëm dy rrugë, ose të shkarkohej kryeministri, ose ministrin. Pranuam një zgjidhje dhe LSI është e vendosur të bashkëpunojë me seriozitet dhe partneritet për të krijuar klimë, bashkëpunim dhe besimi. LSI do vazhdojë të kontribuojë me seriozitet për të normalizuar edhe raportet me qeverinë. Vendi ka nevojë për demokraci.?,-u shpreh Luan Rama.
Rama, u shpreh gjithashtu se në këto momente është e rëndësishme të vijohet mirëqeverisja.
Ministri Manjani u shkarkua këtë të hënë nga kryeministri Rama, dhe u propozua për emërim në vend të tij Petrit Vasili.
Manjani në një deklaratë të tij për shtyp menjëherë pas shkakimit u shpreh se, largimi nga detyra i kishte ardhur pasi kritikave të vazhdueshme që ai kishte bërë për kanabisin.