Report TV - KLD, Nishani-Gjoni ndalojnë daljen në pension të gjyqtarëve

Report TV 2016-06-05

Views 1

Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën drejtimin e Presidentit Bujar Nishanit, nuk lejon daljen në pension të gjyqtarëve dhe kryegjyqtarëve, pavarësisht mbushjes së moshës së pensionit. Edhe pse Kushtetuta parashikon që gjyqtari del në pension në moshën 65 vjeç, kreu i KLD, Bujar Nishani dhe anëtari Gjin Gjoni, kanë shtyrë qëndrimin në detyrë të kreut të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, Ded Deda. Propozimi ka ardhur nga Gjin Gjoni dhe ministri i Drejtësisë, në mbledhjen e datës 27.05.2016, por referuar procesverbalit të mbledhjes, shtyrja e daljes në pension të kryegjyqtarit, Ded Deda është mundësuar nga Nishani, i cili vijon të kontrollojë shumicën votave në KLD. Kjo lëvizje e dyshimtë vjen disa ditë pas bilancit të zi të KLD në luftën kundër shkeljeve, arbitraritetit dhe korrupsionit në gjyqësor. Sipas një raporti të Inspektoriatit të KLD, për vitin 2015, qytetarët dhe institucionet e shtetit kanë denoncuar 840 raste abuzimi nga ana e gjyqtarëve, ndërsa për asnjë rast nuk janë marrë masa.

Share This Video


Download

  
Report form