Kuqezinjtë humbasin 0-1 ndaj Zvicres - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-06-11

Views 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja shqiptare debuton me një humbje 1-0 përballë Zvicrës në kampionatin evropian ?Francë 2016?. Në takimin e parë në Grupin A, djemtë e De Biazit ndëshkohen që në minutën e katërt të ndeshjes, kur Shar realizon duke mposhtur Berishën në një dalje të gabuar. Disavantazhi që në minutat ndikon mbi kuqezinjtë, të cilët bëjnë disa gabime radhazi në mesfushë dhe në mbrojtje, duke i krijuar mundësi zviceraneve të dyfishojnë shifrat me ane te Seferoviç. Sinjalin e parë, djemtë e De Biazit e japin në minutën e 31 me anë të Sadikut, i cili kishte shansin më të mirë për të barazuar shifrat në 1-1. Vetëm 2 minuta më vonë, Cana gabon në mbrojtje dhe në pamundësi për të mbërritur topin e devijon atë me dorë. Ky gjest i kushton atij kartonin e dytë të verdhe, duke ndëshkuar kuq e zinjtë, të cilët mbetën për 55 minuta të tjera me 10 futbollistë. Në pjesën e dytë, De Biazi zhvendos taktikish Kukelin në repartin e mbrojtjes dhe zëvendëson nje futbollist fizik si Xhaka me fantazistin Kaçe dhe hedh ne fushe dy sulmues si Cikalleshi dhe Gashi. Është pikërisht ky i fundit që shpërdoron rastin e artë të barazimit, kur gabon ballë për ballë me portierin zviceran. Me këtë rezultat, Shqipëria renditet ne vendin e fundit të Grupit A me 0 pikë bashkë me Rumaninë, ndërsa Franca dhe Zvicra ndajnë respektivisht vendin e parë dhe të dytë me nga tre pikë.

Share This Video


Download

  
Report form