http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rreth 400 persona në qarkun e Korçës që kane statusin e invaliditetit kanë humbur ne dy vitet e fundit pagesën e kempit. Kostandin Xega është një prej tyre, që pas 20 vitesh, nuk merr me pagesë. Rastin e ka bërë të ditur nëna e tij, e cila tha se prej katër muajsh nuk tërheq me pagën e djalit te saj te sëmure. Kete e konfirmon edhe drejtoresha e kujdesit social, por thote se pa ardhur përgjigja nga zyrtaret e Tiranës është e pamundur pagesa e 22-vjeçarit. Lara thotë se të gjitha rastet e kane humbur këtë pagese për shkak te mungesave ne dokumentacionin. Nga Drejtoria e Kujdesit Social behet e ditur se te gjitha këto ndërprerje të fondeve jane vendosur nga grupi i Task Force i ngritur prej dy vitesh në këtë drejtori.