Kuqezinjtë për ndeshjen me Serbinë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-12-01

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kombëtarja nje përgjegjësi e madhe, por shpresojmë te kualifikohemi. Edhe pse deklarojnë se nuk ndihen aspak nen presion, futbollistet e kombëtares e pranojnë se sfida ndaj Serbisë është shume e forte edhe pse kundërshtari eshte jashtë çdo objektivi. Qe nga dita e hëne per kombëtaren ka filluar java antiserbi dhe tashme grupi është i plote me ardhjen Shales, Kace, Hysaj, Salihit, Balaj dhe Roshit te impenjuar me skuadrat e tyre ne fundjave. Problemi i madh i teknikut Xhani De Biasi është prapavija. Qendra e mbrojtjes pa Mërgim Mavraj rrezikon te mos ketë as Lorik Canen. Kapiteni se bashku me Burim Kukelin qe vine nga dëmtimet kane bere stërvitje te diferencuar. Ne stërvitjet e para ne qendër te mbrojtjes Tekniu De Biasi ka provuar Arlind Ajetin dhe Berat Xhimshitit. Po kështu ne stërvitje ka munguar edhe Naser Aliji pas nje problemi ne tendine. Ndërkohe ne kampin kundërshtar tekniku i Serbisë ka përfshire ne grumbullim Aleksandër Kataji per shkak te problemeve te shumta qe ka me skuadrën. Mesfushori i Crvena Zvezdes u thërrit pas lëndimit te Andria Zivkovic. Përveç futbollistit te Partizanit, Serbia nuk llogarit edhe shërbimet e Lazar Markovic e Filip Kostic, Nemanja Maksiimovic dhe Dushan Basta. Ndërsa per futbollistin e Celsit Nemanja Matic gjithçka do te behet e ditur pas nje shqyrtimi te hollësishëm te stafit mjekësor.

Share This Video


Download

  
Report form