http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas festimit deri ne orët e vona te natës, jo vetëm nga kombëtarja, por edhe tifozët shqiptare, sot kuqezinjtë priten te vine ne atdhe, atje ku e presin te tjera festime e ceremoni. Kombëtarja ndryshe nga sa ishte parashikuar, zbret ne Rinas ne orën 14 -30 ne një ceremoni te posaçme nga autoritet shqiptare. Me pas autobusi i kombëtares do te ndaloje ne oborrin e kryeministrisë, ku vete kryeministri Edi Rama ka rezervuar nje pritje te veçante për kuqezinjtë. Vete shefi i qeverise ne një postim ne facebook u beri thirrje tifozëve te organizojnë nje pritje madhështore ne nder te skuadrës shqiptare, ndërsa te mbajnë ne trup apo ne dore nje simbol kuqezi per te respektuar kombëtaren. Menjëherë pas fitores se kombëtares ne Armeni, çka solli edhe kualifikimin historik te kuqezinjve për here te pare ne nje finale evropiani, ne te gjitha qytetet e vendit shpërtheu festa per këtë arritje te jashtëzakonshme te skuadrës se De Biasit pavarësisht kohës se keqe. Gjithashtu entuziazmi ishte i madh edhe ne Prishtine, Mitrovice, Shkup, Tetove, Ulqin e deri ne Bruksel, Paris, Gjermani e Shtetet e Bashkuara te Amerikës.