Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon aksioni i Policisë për parandalimin e prerjes së paligjshme të pyjeve.
Gjatë ditës së sotme Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Bulqizë kanë sekuestruar dy mjete të ngarkuara me lëndë drusore.
Për prerjen e paligjshme të lëndës drusore, blutë filluan procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin B.L, 39 vjeç, banues në Bulqizë.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë në bashkëpunim me punonjësit e Inspektoriatit të Policisë Pyjore, kanë konstatuar në afërsi të banesës së shtetasit B.L dy mjete të tipit kamion ?Mercedes Benz? me targa BZ 713 A dhe MT 3552 A të ngarkuara me lëndë drusore, të llojit ?Ahu?.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/sekuestrohen-dy-kamione-me-dru-ahu-te-prera-pa-leje-ne-pyllin-e-ternoves/