http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Vlorës ka nisur procedimin penal për katër persona që sipas saj ndërtonin në mënyrë të paligjshme dhe ka sekuestruar objektet e tyre. Njëra prej godinave po ndërtohej në lagjen "Pavarësia" ndërsa dy të tjera përballë sheshit "Avni Rustemi", apo pranë teatrit "Petro Marko" të treja pa u shoqëruar me dokumentacionin përkatës. Njëri prej objekteve në sheshin "Avni Rustemi" është pesë katesh ndërsa tjetri dy. Task forca e ngritur për ndërtimet pa leje në policinë e Vlorës ka konstatuar se asnjëri prej 2 personave bashkëpronarë të ndërtesës 5 katëshe nuk kishte dokumentacion të rregullt për ngritjen e saj dhe po ashtu edhe pronari i ndërtesës dy katëshe në sheshin "Avni Rustemi" dhe ai në lagjen "Pavarësia". Kontrolli është ushtruar pas denoncimeve të qytetarëve. Policia e Vlorës ka bërë të ditur vetëm inicialet e kundravajtësve dhe moshën e tyre. Procedimi penal dhe sekuestrimi i godinave në ndërtim në qytetin e Vlorës vjen ndërkohë që në faqen e Partisë Socialiste "Stop Renimit.Com" vijojnë denoncimet e qytetarëve nga i gjithë vendi për ndërtimet pa leje.