“Parkimi nëntokësor, pa leje” - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-12-08

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me cilësinë e ish-kandidatit të pavarur për kryetar të Bashkisë Tiranë në zgjedhjet lokale të një viti më parë, Gjergj Bojaxhi akuzon Bashkinë Tiranë se po ndërton nje parking pa leje në qendër të kryeqytetit.?Gjatë një viti 619 qytetarë janë dënuar për ndërtime pa leje edhe për rrethimin e proces së tyre. Por sot Bashkia Tiranë ndërton objekt pa leje ndërtimore.?Për Bojaxhi, i cili është pjesë e partisë ?Sfida për Shqipërinë?, ky është tregues i mosfunksionimit të barazisë para ligjit.?Kjo tregon se ky pushtet beson jo tek barazia para ligjit. Përdor ligjin si mjet represioni dhe jo si mjet që buron nga jë kontratë shoqërore për të krijuar mirëqeni për te gjithë.?Ndërkaq Bashkia Tiranë nuk ka reaguar ndaj akuzave të Bojaxhiut. Prej kohësh tashmë institucioni që administron kryeqytetin ka nisur punimet për rikonstruksionin e plotë të sheshit qendror, ku përfshihet edhe ndërtimi i një parkingu nëntokësor.

Share This Video


Download

  
Report form