http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama deklaroi se ndërtesat shumëkatëshe që janë ndërtuar duke shkelur ligjin duhen sekuestruar ose shembur.Gjatë fjalës së mbajtur në Kuvend, kreu i qeverisë u shpreh se një pjesë e objekteve të ndërtuara në Tiranë dhe qytete të tjera nuk kanë lidhje me lejet e ndërtimit të miratuara. Sipas tij, nëse do të ishin zbatuar projektet e miratuara, qytetet, nga pikëpamja urbanistike, do të ishin më cilësore.?Ajo që ka ndodhur historikisht dhe që ka sjellë dhe situatën e papranueshme të pamundësisë të qindra-mijëra familjeve për të zotëruar pronën e tyre, është tejkalimi i kornizës së ndërtimit. Kate e shtesa anësh. Arkitektët janë të fundit qe firmosin në projekt. Konstruktorët nuk mund të mos mbajnë përgjegjësi penale kur ndërtohen dhe 2 kate shtesë. E gjitha është e paligjshme, deri tek kriminale. Nuk janë shembur në Durrës godina që kanë respektuar parlamentet. Por godina që me leje ndërtimi janë bërë 3 kate dhe në fakt u ndërtuan 8 kate. Shto ujë e shto miell. Ato morën jetë njerëzish. Nuk mund të funksionojë dot jashtë përgjegjësisë penale ky sistem.?Po ashtu, Kryeministri nuk la pa përmendur edhe grupin e ashtuquajtur ?KÇK? (kap ça të kapësh), për të cilin tha se ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesit.?Me gjykatë ata kanë gjunjëzuar shtetin. KÇK nuk e ka lejuar këtë. Por e ka gjunjëzuar shtetin dhe ka favorizuar ndërtuesit. Ajo çka duhet bërë taksative është se çdo volum i ndërtuar për qëllim fitimi, pra flasim për godina me shumë njësi, duhen ose shembur ose sekuestruar për qëllime sociale. Nuk mund të jenë më pronë e atyre që e kanë ndërtuar.?