Vlorë, nis prishja e ndërtimeve pa leje në Llogara dhe pyllin e Sodës

Report TV 2015-08-21

Views 7

Ndërtimet pa leje në zonën e Llogarasë janë të parat në rrethin Vlorës që i janë nështruar aksionit të prishjes. Aksioni nisi mëngjesin e sotëm me prishjen e ndërtimit pa leje në Qafën e Llogarasë, një karabina e ngritur brenda pak ditësh gjatë fushatës zgjedhore të 23 qershorit.

Aksionet për shembjen e ndërtimeve pa leje në Himarë por dhe në Pyllin e Sodës u kryesuan nga kryebashkiakët, Gjergji Goro dhe Shpëtim Gjika.

Aksioni fillimisht nisi në Himarë, dhe më pas vazhdoi me Pyllin e Sodës, zona që admistrohen nga bashkia e qytetit. Nuk ka pasur rezistencë ndërkohë që kryerbashkiaku Shpëtim Gjika i cili udhëhiqte aksionin për prishjen e këtyre ndërtimeve theksoi së nuk do të tolerohet asnjë ndërtim pa lejë në zonat me interes kombëtar.

"Po ndërhyjmë në këto godina për të dhënë një mesazh të qartë që kushdo do të guxojë të ndërtojë apo të rindërtojë ato ku ne kemi ndërhyrë nuk ka shans të vazhdojë e të ketë perspektivë zhvillimi. Të jap një mesazh të qartë dhe për ndërtimet e paligjshme që u prishën pardje tek rajoni 2. U them banorëve të mos kenë asnjë inisiativë për të ndërtuar sepse bashkia e Vlorës është mëse e vendosur për këtë aksion."- tha kryetari i bashkisë Shpëtim Gjika.

Lidhur me statusin e shfaqur ne rrjetin social në facebok të kreut Bashkisë se dy pallatet e Lulzim Bashës do jetë të parat që do i nënshtrohen procesit të shëmbjes,krybashkiaku Gjika ka theksuar së atë profil në facebook nuk e kontrollon vetë ai por persona të pautorizuar.

"Unë jam institucion, kryetar i bashkisë së Vlorës, nuk kam përdorur facebook për punët e mia zyrtare, facebook e përdor vetëm për jetën private" - sqaroi Gjika.

Share This Video


Download

  
Report form