Skandali me pyjet në Librazhd/ Kompania që preu pyllin pa leje, fiton tender për ta prerë me leje

Top Channel Albania 2019-12-12

Views 2

Gazeta ?SHQIP? ka siguruar dokumentet e një tenderi që ka dhënë Bashkia e Librazhdit, ku dhjetëra hektarë me pyje do të priten në zonën e Njësisë Adminsitrative Polis. Fakti i çuditshëm është se kompania fituese, më herët i ka prerë pyjet pa leje.


Kreu i Bashkisë së Librazhdit, Kastriot Gurra, ka shpallur fituese kompaninë ?AL-MEXWOOD?, për të prerë pemë në këtë ekonomi pyjore. Por, Gazeta SHQIP ka mësuar nga burime pranë Inspektoriatit të Pyjeve se kjo kompani është kapur duke prerë pemë të pamarkuara në këtë pyll.

Ajo ka ofruar 73 milionë lekë të vjetra për të prerë dhjetëra hektarë me pyje në këtë zonë. Në tender ka qenë vetëm një kompani në garë, e cila ka fituar me mbi 98 përqind të fondit limit. Tenderi ngre dyshime se mund të ketë qenë i paracaktuar, pasi zona në fjalë, ku do të priten pemët, ka qenë e ?njohur? për këtë firmë.

Një dokument i publikuar para pak javësh, i dalë në tetor 2018, flet se kjo kompani është nën sekuestro nga përmbarimi, për shkak se nuk ka paguar një gjobë ndaj Inspektoriatit të Pyjeve.

Nga verifikimet e Gazetës SHQIP rezulton se kjo bashkia e drejtuar nga Kastriot Gurra, ka pasur informacion të plotë rreth aktivitetit të kësaj kompanie, edhe për penalitetet. Gjithsesi, zyrtarët e kësaj bashkie e kanë konsideruar prerjen e pyjeve të pamarkuara si ?raste sporadike?, një skandal i rëndë ky për një institucion shtetëror.

Mësohet se ?AL-MEXWOOD? është gjobitur në janarin e vitit 2017, pasi ishte konstatuar se po transportonte dy ngarkesa me lëndë drusore të pamarkuar. Madje, kapja e kësaj kompanie është bërë pikërisht në Njësinë Administrative Polis, në të njëjtin vend që kjo kompani ka fituar së fundmi edhe tenderin për të prerë me leje!

Në lidhje me tenderin në Librazhd, Gazeta SHQIP hulumtoi se ?AL-MEXWOOD? do të presë pyje në tre ekonomi pyjore në zonën e Njësisë Administrative Polis.

Kastritot Gurra është përfolur edhe në të shkuarën për masakrën pyjore që po bëhet në Librazhd. Ai është zgjedhur për herë të dytë në krye të Bashkisë së Librazhdit, falë miqësisë që ka me kreun e Grupit Parlamentar, Taulant Ballën.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV

Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH

Share This Video


Download

  
Report form