Report TV - Berat, rritet numri i divorceve, shkak emigracioni dhe kushtet ekonomike

Report TV 2016-05-27

Views 0

Emigrimi i bashkshortëve për të siguruar të ardhura për familjen, migrimi, puna sezonale në qytete të tjerë, por dhe kushtet ekonomike shihen si shkakëtarët kryesor të rritjes së numrit të divorceve kohët e fundit në Berat.

Vetëm në tre muaj Gjykata e Rrethit të Beratit mësohet se ka zhvilluar 67 proçese divorci, shifër kjo që rezulton të jetë 30% më e lartë se e njëjta periudhë kohore e një vitit më parë.

Juvina Qevani, psikologe klinike pranë kësaj gjykate pohon se shkaqet që po çojnë në rritjen e numrit të kërkesave për zgjidhje martese janë kryesisht ekonomike.

Burime pranë kësaj gjykate bëjnë me dije se 35 kërkesa për divorc janë bërë nga gratë, ndërkohë 29 kërkesa i kanë bërë burrat.

Share This Video


Download

  
Report form