Report Tv - Bie numri i nxënësve në gjimnazin e Përrenjasit, shkak emigracioni

Report TV 2018-05-02

Views 1

Përgjysmohet numri i nxënësve në gjimnazin e Përrenjasit, shkak emigracioni dhe zgjedhja e arsimit profesional.

Shkolla e mesme e përgjithshme ?Halit Bërzeshta? në Përrenjas ka njohur edhe numrin më të ulët të gjimnazistëve të regjistruar ndonjëherë. Kështu gati janë përgjysmuar dhe sipas të dhënave një pjesë e mirë janë orientuar drejt arsimit profesional.

Sipas drejtorit të shkollës, Hajdar Hana janë hapur 2 klasa me rreth 45 nxënës gjithsej nga 58 që kanë përfunduar arsimin nëntëvjeçar. Ai thekson se emigracioni por edhe përzgjedhja e arsimit profesional kanë ulur numrin e nxënësve.

?Kjo shkollë historikisht frekuentohet nga nxënës që vijnë nga qyteti dhe zonat përreth, por nga statistikat e marra numri i nxënësve këtë vit ka qenë shumë i ulët. Kjo sjellë probleme sepse reduktimi i numrit të tyre sjell dhe reduktim të numrit të punonjësve.?, tha Hana.

Share This Video


Download

  
Report form