Ulet numri i lindjeve në qytetin e Fierit.
Në katër mujorin e parë të 2016-ës në këtë qark vihet re një rënie e lindshmërisë me 20 për qind. Në total numri i lindjeve për këtë qark është 560.
Mjeku gjinekolog i këtij spitali Ibrahim Brahimaj e lidh rënien e numrit të lindjeve me kushtet ekonomike të të rinjve.
Ai pohon se kohët e fundit vihet re një tendencë e uljes së numrit të lindjeve nga çiftet e reja.
Sipas mjekut Brahimaj, ulja e numrit të lindjeve vjen si pasojë edhe e funksionimit të planifikimit familjar.
Kjo vihet re edhe në uljen e ndjeshme që ka pasuar numri i aborteve.
Gjithashtu edhe sëmundshmeria te femijet ka ulje, kjo në saj të kujdesit që tregohet nga nënat dhe kontrollet periodike që kryhen gjatë kohës së shtatzënisë.