Shkodër, skandalin e denoncoi një fëmijë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2016-05-19

Views 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Denoncimi për abuzimet seksuale ne shtëpinë e fëmijës ne Shkodër është bere nga një i mitur ne institucionin e Avokatit te Popullit. Pas kësaj, Igli Totozani ka nisur verifikimet me eksperte dhe psikologe. I rezervar ne detaje, Avokati i Popullit tregon për Vizion Plus se dosja me informacionet e marra nga fëmijët i është dorëzuar Prokurorisë se Shkodrës. Totozani nuk pranon te tregoje nese abuzimi ka ndodhur nga punonjës te qendrës apo afërm te tyre. Inspektime nga specialistet e Avokatit te Popullit jane bere edhe ne 8 jetimore te tjera te vendit, ku nuk kane munguar denoncime te fëmijëve per dhune fizike e psikologjike. Ne lidhje me skandalin ne jetimoren e Shkodrës, kryetari i institutit te jetimeve Ilir Cumani fajëson institucionet shtetërore per punësimet politike dhe te pakualifikuara ne jetimore. Një dite me pare është bere ndalimi i pese personave, punonjës te jetimores, mbi te cilët rendon akuza e shpërdorimit te detyrës dhe keqtrajtim te te miturve. - See more at: http://vizionplus.al/shkoder-skandalin-e-denoncoi-nje-femije/#sthash.2BcZpLPG.dpuf

Share This Video


Download

  
Report form