Të birësosh një fëmijë... 150 familje në radhë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-25

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
150 familje shqiptare dhe të huaja janë në listën e pritjeve për birësimin e 60 fëmijëve të cilët presin tu bashkohen. Por për të prindëruar një fëmijë këto çifte kalojnë në disa faza testimesh dhe trajnimesh nga Komuniteti shqiptar i birësimit. Ndaj edhe përzgjedhja e tyre është një procedurë e kujdesshme. Ata duhet të jenë të përgatitur nga ana psikologjike, sociale dhe ekonomike. Në fakt ligji favorizon më tepër çiftet shqiptare, por procedurat për adoptim janë të njëjta edhe për ndërkombëtarët. Shpesh herë familjet e interesuara shpenzojnë kohë dhe para derisa të realizohet dëshira e tyre për të pasur një fëmijë. Për këtë zëvendës Ministri i Drejtësisë ka kërkuar nga gjykatat të thjeshtojnë këto procedura që shpesh janë artificiale. Një prej arsyeve pse zvarriten vendimet për prindërit birësues janë dosjet e shumta të gjyqtarëve. Në këtë rast ambasadori amerikan Aleksandër Arvizu i ka bërë apel vet ndërgjegjes së gjyqtarëve, të cilët duhet të caktojnë prioritete për ato dosje ku protagonisti është një fëmijë që ka nevoje për përkujdesje. Gjatë vitit të kaluar janë adoptuar 47 fëmijë nga të cilët 30 kanë shkuar në familje shqiptare dhe 17 në ato ndërkombëtare. Ndërsa në tremujorin e parë të këtij viti numri i birësimeve ka shkuar në 18.

Share This Video


Download

  
Report form