http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Kryeministri Edi Rama ka qenë në Sovjan të Korçës, ku ka vizituar shtëpinë e familjari të thjeshtë në kushte të rënda ekonomike, Engjëllush Hysenllari.Në këtë takim kreu i qeverisë është njohur nga kryefamiljari me jetën e vështirë dhe rrethanat ku ndodhet momentalisht bashkë me pjestarët e tjerë të familjes.Pasi dëgjoi me vëmendje Engjëllushin, Rama në fjalën e tij ka premtuar se do ti gjejë një vend punë atij, ndërsa vajzat i këshilloi dy vajzat e mëdha të familjes, të ndërmarrin kurse profesionale, meqë kanë mbaruar gjimnazin.Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila po shoqëronte kryeministrin theksoi se vajzat do ti këte ajo në vëmendje, dhe do të kërkojë për ndonjë kurs profesional që mund ti ndihmojë më pas të punësohen.