Durrës, një shkollë për fëmijë ndryshe - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2015-11-24

Views 9

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara është një detyrim i të gjithë shoqërisë, por shpeshherë problemet me të cilat ata përballen mbahen të fshehura edhe në zonat urbane të vendit. Shembull për këtë duket se është qarku i Durrësit, ku sipas statistikave një numër i madh fëmijësh autikë nuk dërgohen në shkollat e posaçme për ta. Në këtë shkollë mësojnë 100 fëmijë, megjithëse hapësirat dhe mundësitë janë për të sistemuar më shumë persona të kësaj kategorie. Arditi është një prej atyre që sivjet ka vitin e dytë në këtë shkollë. Stafi dhe fëmijët i rezervojnë atij një surprizë të bukur. Edhe nxënësit e tjerë shprehen të kënaqur me shkollën, ku sipas tyre veç mësimit kryejnë edhe aktivitete të tjera edukative dhe të trajnimit profesional. Shkolla speciale e fëmijëve me aftësi të kufizuara ofron edhe ushqimin për mëngjes dhe drekë për të gjithë fëmijët. Për të gjithë fëmijët është siguruar transporti drejt shtëpive të tyre me shtrirje në gjithë qarkun.

Share This Video


Download

  
Report form