http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy të mitur dhe një 60-vjeçar mbetën të bllokuar nga vërshimet e lumit Kir në Shkodër mbrëmjen e së martës.
I pari që u erdhi në ndihmë ishte një burrë 60 vjeçar, por fatkeqësisht edhe ai ka mbetur aty bashkë me fëmijët.
Duke parë që nuk kishin asnjë mundësi shpëtimi, ata kërkuan ndihmë nga policia.
Menjëherë pas telefonatës policia lokale dhe grupi i Emergjencave Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër arritën të nxirrnin në kohë nga uji 2 fëmijët e moshës 14 vjeçare, si dhe 60 vjecarin Fran Vatgjoka.
Ata u dërguan në Spital për kontroll, dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Prurjet e shumta kanë sjell edhe mbeturina ne shëtitoren pranë Urës së Bunës.
Banorët e zonës pas tërheqjes së ujit, kanë nisur pastrimin e zonës.
Në tokat e përmbytura situata vazhdon të përkeqësohet dhe sipërfaqja totale ka arritur mbi 4950 Ha. Në javën e tretë të kësaj situate, mbi 300 shtëpi janë të rrethuara nga uji, ndërkohë që probleme ka edhe në disa shkolla.
Situatë e vështirë është edhe në qytet, pasi janë përmbytur disa lagje, ndërsa aktualisht janë 69 persona të zhvendosur në një konvikt.